VIDEO/ Partizani kujton në mënyrë të veçantë Kosta Grillon: Mikrofoni shqiptar humbi një kolos!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 15:55

VIDEO/ Partizani kujton në mënyrë të veçantë Kosta Grillon: Mikrofoni shqiptar humbi një kolos!

I gjithë sporti shqiptar u prek ditën e sotme me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të komentatorit legjendar, Kosta Grillo.

kosta

Të gjithe personalitet kanë reaguar për këtë humbje të madhe, por klubi i Partizanit ka menduar ta kujtojë në një mënyrë të veçantë komentatorin.

Me anë të një video të postuar në faqen zyrtare në “Facebook”, dëgjohet Kosta Grillo që komenton një ndeshje të Partizanit për Kupat e Europës. Normalisht emocionet janë të pranishme në këtë video ndërsa postimi është shoqëruar dhe me një tekst të shkurtër ku shkruhet:

LAMTUMIRË KOSTA GRILLO!

Mikrofoni shqiptar humbi një kolos

FK Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo për këtë humbje të madhe. Kënaqësi që Kosta Grillo ka qënë pjesë e emocioneve të paharrueshme dhe historike të familjes së kuqe në ballafaqimet kombëtare dhe ndërkombëtare të skuadrës.

Lamtumirë ikona e komentit sportiv Kosta Grillo

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"