VIDEO/ Partizani fitore me peshë në Vlorë, shpreson ende te Europa

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 19, 2018 | 15:57

VIDEO/ Partizani fitore me peshë në Vlorë, shpreson ende te Europa

Partizani fitoi me rezultatin 1-2 në Vlorë, teksa shënoi me Prognin dhe Abdurrahimin, ndërsa të kuqve iu përgjigj një gol i vonë i Mustës.

progni

Ekipi i Dalipit shpreson për Europën, pas këtij 3 pikëshi me shumë vlera.

 

 

Flamurtari-Partizani 1-2

Gol: Musta 88′ / Abdurrahimi 34′, Progni 71′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja.Flamurtari-Partizani 1-2

90’ 3 minuta shtesë.

88’ GOOOL Musta ngushton shifrat.

71’ GOOOL Progni realizon me kokë pas një shërbimi mjaft të mirë të Kalarit.

69’ Zëvendësimi i fundit te Flamurtari. Maze largohet për Mustën.

65’ Abdurrahimi del bukur i vetëm me portierin Sali, por ky i fundit bën një pritje vendimtare.

63’ Tushi del nga fusha e lojës, i fashuar në kokë pas një çarje. Futet Muarem.

57’ Zëvendësime në Vlorë. Largohet Hyseni tek vlonjatët, futet Useini. Fejzullahu në fushë në vendin e Malës tek ekipi i Dalipit.

46′ Futet Batha nga stoli, del Telushi i dëmtuar.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.Flamurtari-Partizani 0-1

34’ GOOOL Abdurrahimi shënon golin e avantazhit për Partizanin, pas një goditje nga distanca.

25’ Karton i verdhë për Telushin.

23’ Gjyqtari ndërpret përkohësisht ndeshjen, me lojtarët e të dy ekipeve që shkojnë të freskohen nga temperaturat e larta.

14’ Pak momente ndërprerje në Vlorë, me Telushin që ka nevojë për ndihmën e mjekëve.

1’ Abdurrahimi tregohet i rrezikshëm që në fillim, teksa godet traversën.

1′ Nis takimi.

 

 

Flamurtari: Sali, Zuka, Veliu, Deliaj, Siljanovski, Maze, Sidibe, Hyseni, Tushi, Bushiç, Rrapaj. Trajner: Petraq Bifsha

Partizani: Xhika, Kalari, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Trashi, Mala, Telushi, Asani, Abdurrahimi, Progni.. Trajner: Klevis Dalipi





www.minuta90.com