VIDEO/ Partizani fitoi derbin ndaj Dinamos në miqësore, shikoni golat dhe rastet e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 16:17

VIDEO/ Partizani fitoi derbin ndaj Dinamos në miqësore, shikoni golat dhe rastet e ndeshjes

Partizani i drejtuar nga Ilir Daja mposhti ditën e djeshme me rezultatin 2-1 në miqësore Dinamon, në ndeshjen e zhvilluar në “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

Partizani-Dinamo

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të “demave të kuq”, falë golit të Kardozos në minutën e 11-të, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, 2 ekipet kryeqytetase realizuan nga një gol secila.

Fillimisht ishte Partizani që thelloi shifrat në 2-0 me sulmuesin Solomon i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79-të, ndërkohë që dinamovitët ngushtuan rezultatin me Diogo në minutën e 82-të. Një derbi në miëqsore ky, i cili i fitua nga të kuqtë.

Më poshtë mund të shikoni golat dhe rastet e ndeshjes së djeshme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"