VIDEO/ Partizani është super, leksion Flamurtarit me dy gola kryevepër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 23:17

VIDEO/ Partizani është super, leksion Flamurtarit me dy gola kryevepër

Partizani ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0 në supersfidën e javës së katër. Goli i Mensah dhe Telushit i siguroi fitoren skuadrës së Gegës.42285077_1166536583494095_4121589537958789120_n

Skuadra kryeqytetase e dominoi të gjithë takimin duke u treguar superiore ndaj skuadrës së Dajës, e cila realisht tregoi shumë pak në fushën e lojës. Vlen për tu theksuar se të dy golat e shënuara nga Partizani ishin tepër të bukur. Mensah me një parabol i dha avantazhin skuadrës, ndërkohë që në fundin e lojës, Telushi nga goditja e dënimit vulosi gjithçka.

Partizani55

 

Me fitoren e sotme, Partizani shkoi në kuotën e 10 pikëve duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë, ndërkohë që Flamurtari mbetet në kuotën e 7 pikëve. Të kuqtë në sfidën e radhës do të përballen me Tiranën në derbin e shumë pritur ndërkohë që Flamurtari pret Kastriotin në shtëpi.

bandicam 2018-09-21 21-34-02-165

Partizani-Flamurtari 2-0

Mensah 21′ , Telushi 90′ 

90′ GOOOOL PARTIZANI 2-0. Telushi shënon një super gol nga goditja e dënimit. 

84′ Zëvendësimi i tretë te Partizani, largohet Trashi i dëmtuar, në fushë Kalari.

83′ Batha provon me një goditje fluturimthi, por topi shkon në duart e portieri Alban Hoxha.

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Deliaj në fushë Rrapaj.

70′ Flamurtari provon të rrezikojë me një goditje këndi, por grushton Alban Hoxha, duke larguar rrezikun…

64′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Torasa në fushë Mustafa.

62′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Mensah, në fushë djaloshi nga Maliqi, Kristi Kote. Ish-lojtari i moshave të Skënderbeut, debuton me të kuqtë.

57′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kotobelli, vendin e tij e zë Musta.

54′ Kundërpërgjigjet Flamurtari me Danilo Alvesh, gjuajtja e brazilianit, përfundon ngjitur me shtyllën

53′ Koliçi sërish protagonist, ndal mjaft bukur gjuajtjen e Hilës nga distanca.

49′ Mensah bën gjithçka bukur nga e majta dhe harkon një top në zonë për Bardhin, por sulmuesi nuk arrin ta devijojë topin.

46′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Atanda i dëmtuar, në fushë Renato Gojkoviç.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

45+1′ Flamurtari e mbyll në sulm pjesën e dytë. Batha kroson nga këndi, por topi shkon në duart e Hoxh=s.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Atanda gjuan me kokë pas krosimit të Asanit nga e majta, topi shkon mbi traversë.

43′ Pollozhani provon me një gjuatje nga distanca, por del mjaft bukur portieri Hoxha që zotëron topin.

37′ Pranë golit të dytë Partizani. Asani shkëputet bukur nga e djatha, provon me një gjuajtje, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Kërkon të reagojë Flamurtari me Torasën, por argjentinasi gabon në pasim në momentin e fundit.

35′ Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bushiç, kapiteni i Flamurtarit, kërkon karton të verdhë, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.

29′ Labinot Ibrahimi provon me një goditje të fortë nga distanca, por pa rrezikuar portën e Flamurtarit.

23’ Sirghi është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar kundër Malës.

21′ GOOOOL PARTIZANI 1-0. Mensah kalon në avantazh skuadrën e Gegës me anë të një parabole. Pas një asisti perfekt të marrë nga Bardhi, Mensah nuk ka falur, duke e dërguar topin mjeshtërisht në cepin e Koliçit. 

19′ Mundësi e artë për të kuqtë. Asani provon me një kthesë të bukur nga brenda zonës, por reagon bukur Koliçi, duke i mohuar golin futbollistit të Partizanit.

17′ Partizani provon të rrezikojë me Bardhin, por bllokon mbrojtja e Flamurtarit.

14′ Goditja e parë nga këndi i takon Partizanit, por Belica nuk arrin të godasë saktë me kokë.

10′ Lojë e luftuar në mesin e fushë.

3’ Asani provon të shënojë për skuadrën kryeqytetase, por goditja e lojtarit të Partzianit përfundon në rrjetën e jashtme.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi

FLAMURTARI: Koliçi, Pollozhani, Sirghi, Siljanovski, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Torassa, Danilo Alvesh, Bushiç.

42302529_1573974966041421_5559810580279197696_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"