VIDEO/ Partizani e bën dramë, Bylisi bën dhurata dhe më pas e barazon me një gol “fantazmë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:17

VIDEO/ Partizani e bën dramë, Bylisi bën dhurata dhe më pas e barazon me një gol “fantazmë”

Përballje dramatike në “Air Albania”. Partizani i Adolfo Sormanit, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bylisit. Kampionët në fuqi, nuk arritën të menaxhonin avantazhin e 2 golave në pjesën e parë, teksa ballshiotët morën një pikë të artë, falë një goli “fantazmë” të realizuar nga Guindo në minutën e 86-të.

pARTIZANI

Të kuqtë arritën të shënonin 2 gola të shpejtë me Melon dhe Çinarin në minutat 4 dhe 19-të, teksa në këto moment u duk se gjithçka do të ishte e lehtë për kampionët në fuqi, por jo. Në minutën e 30-të, Ntepe, ngushtoi diferencën, teksa Guindo, i siguroi një pikë tepër të rëndësishme ballshiotëve, me golin “fantazmë” të realizuar në minutën e 87-të.

Duhet theksuar se Partizanit iu anulua një gol i dyshimtë në pjesën e dytë, me anë të Braun. Më barazimin e sotëm, të kuqtë u ngjitën në kuotën e 38-të pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë ndërkohë që Bylisi mban vendin e 6-të me 34 pikë.

FT: PARTIZANI – BYLIS 2-2

Melo 4′, Çinari 19 / Ntepe 30′, Guindo 87′  

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

90+5′ Akordohen 5 minuta shtesë. 

90′ Rast ideal për Partizanin me Melo, por gjuajtja e brazilianit ka shkuar jashtë kuadratit.

87′ GOOOOOOL BYLISI 2-2/ Ballshiotët barazojnë shifrat me anë të Guindo, i cili godet bukur me kokë brenda zonës, duke vendosur baraspeshën. Pavarësisth përpjekjes së Belicës, për gjyqtarin, topi e ka kaluar vijën fatale. 

81′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Murataj, vendin e tij e zë Zhongo.

79′ Një top pa pretendime i Belicës kthehet në kërcënim për portierin Isli Hidi, i cili e devijon në këndore.

73’ Në lojë Munjoz për Visente te Bylisi, lëvizja e radhës e ballshiotëve.

71′ Tentativë e rrezikshme e Qaradakut nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadratin e Alban Hoxhës.

69’ Përgjigja e Partizanit është me anë të Çinarit i cili hyn në zonë dhe provon me të djathtën, duke goditur vetëm rrjetën e jashtme.

68′ Ndizet sfida! Aksion me shumë pasime i Bylisit nga e djathta. Guindo dhe Barjamaj provojnë të gjuajnë por nuk kalojnë mbrojtjen e ngjeshur të Partizanit.

66′ Provon Mocone me një goditje me të majtën nga distanca, por pa probleme për Alban Hoxhën, i cili kontrollon gjithçka.

66′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Hadroj, vendin e tij e zë Qaradaku.

63′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet nga fusha e lojës Ron Broja, vendin e tij e zë Ferati.

59′ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çinarit.

55′ Braun gjen rrugën e rrjetës 35 sekonda pas aktivizimit në fushën e lojës, por goli anulohet, për prekjet të topit me dorë nga Çinari. Moment i dyshimtë. Nga pamjet e para duket se nuk kemi prekje me dorë.

 

55′ Zëvendësim te Partizani, largohet Solomon, vendin e tij e zë Braun.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

BRUNO TELUSHI: Jemi të zgjatur si ekip dhe po vuajme. Sulmuam larte dhe shënuam 2 gola. Duhet të shënojmë një gol të tretë për ta mbyllur. Duhet të japim maksimumin deri në fund. 

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Bylisi e mbyll në sulm pjesën e parë. Pas një harkimi nga e majta, provon Mocone me kokë, por jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

40′ Gjuajtje e rrezikshme e Melos, në hyrje të zonës, por reagon mjaft mirë Hidi, i cili i mohon golin e tretë të kuqve.

35’ Murataj harkon në zonë përsëri nga krahu i majtë, Mozone me kokë nuk mposht Hoxhën këtë radhë.

32′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Trashi i dëmtuar, vendin e tij e zë Hakaj.

30′ GOOOOOL BYLISI 2-1/ Rihapet sfida. Ntepe gjen rrugën e rrjetës duke mposhtur Alban Hoxhën. Pas një harkimi të Muratajt, Ntepe godet saktë me kokë duke tundur rrjetën. 

25′ Ballshiotët pretendojnë për penallti, pas një rrëzimi të Ntepe brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi.

19′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Kampionët dyfishojnë rezultatin me Çinarin, i cili pas harkimit të Trashit, devijon bukur me kokë duke dyfishuar shifrat. Në festë tifozët e kuq. 

17′ Andi Hadroi provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

13′ Provon Bylisi me Muratajn, i zili kroson në zonë për Guindon, por Bilali largon rrezikun në këndore.

7’ Bylisi nuk arrin të rrezikojë ndërsa është Partizani që është pozicionuar në lojën e vet tipike i mbledhur mirë në mesfushë në pritje të goditjes së hapësirave që mund të krijojë kundërshtari.

4′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Gafa e rëndë e Isli Hidit, i cili i ka dhuruar topin brazilianit Melo, pas devijimit të Solomon, teksa braziliani  nuk fal duke kaluar në avantazh skuadrën e kuqe. 

2′ Cinari jep sinjalin e parë në portën e Hidit, duke provuar me një gjuajtje nga distanca, topi shkon në duart e Hidit.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bilali, Idrizaj, Trashi, Telushi, Melo, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

BYLIS: Hidi, Janku, Shkalla, Vinsente, Hadroj, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Mocone, Ntepe, Guindo. Trajner: Vleko Dovedan

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamaj, H.Lisaku

87153952_725363987870789_3616273974020800512_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"