VIDEO/ Partizani dhe Kukësi bëhen bashkë për bojkot. Hoxha: Zgjidhja nuk është në dorën tonë, Musta: S’duam një ‘pandemi’ të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 16:21

VIDEO/ Partizani dhe Kukësi bëhen bashkë për bojkot. Hoxha: Zgjidhja nuk është në dorën tonë, Musta: S’duam një ‘pandemi’ të dytë

Dy kapitenët e Partizanit dhe Kukësit Alban Hoxha dhe Emiljano Musta kërkuan që qeveria të plotësojë 4 kërkesat e klubeve të Kategorisë Superiore për ndryshimet ligjore për ekonominë e futbollit tonë.
HOXHA MUSTA
Portieri i të kuqve theksoi se zgjidhja e situatës nuk është në dorën e klubeve dhe futbollistëve, ndërsa mbrojtësi i verilindorëve u shpreh se nuk do të dëshironte “një pandemi të dytë në futboll”.

“Pa diskutim që po. Ëshjtë në të mirën e futbollit. Dihet që futbolli ka probleme dhe siklete. Ne shpresojmë shumë që të zgjidhet, por sështë në dorën tonë”, deklaroi Alban Hoxha.

“Normalisht, dihen problemet. Duam shumë të jemi në fushë. Në kushtet që lexuam të gjithë kolegët, duam të jemi si të gjithë profesionistët në të gjithë botën. Shpresoj që të kemi zgjidhje të shpejtë dhe të mos kthehemi pas në pandemi, si ajo që kaluam sepse kemi nevojë për një zgjidhje të shpejtë për futbollin”, u shpreh Emiljano Musta.

alban hoxha emiljano musta on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"