VIDEO/ Partizani “cinik”, i mjafton goli i Asanit ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 21:38

VIDEO/ Partizani “cinik”, i mjafton goli i Asanit ndaj Kastriotit

Partizani ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Një gol i Asanit në minutën e 13-të i ka mjaftuar skuadrës së Gegës për të siguruar fitoren e radhës.

bandicam 2018-09-01 21-37-33-997

Një fitore e vuajtur për “demat e kuq” të cilën e vunë në diskutim deri në minutat e fundit. Lila dhe Atsina për pak sa nuk barazuan rezultatin në fundin e lojës, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë. Me triumfin e sotëm Partizani ka shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Partizani

Sfidën e radhës kryeqytetasit do ta luajnë në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Kastrioti do të udhëtojë drejt Kamzës.

40586916_914804068713990_1959780090967490560_n

LIVE| Partizani-Kastrioti 1-0

Asani 13′

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Moment delikat në zonën e Partizanit, Atsina depërton bukur, dhe del përballë portierit Hoxha, por ndërhyn Gojkoviç në momentin e fundit, duke larguar rrezikun.

86′ Kalari ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.

84′ Kastrioti provon të rrezikojë pas shumë minutash në portën e Hoxhës. Lila godet me kokë pas një harkimi nga këndi, topi shkon ngjitur me shtyllën.

Rasti i Lilës on Vidnews.

81′ Sërish Partizani rrezikshëm me Malën, i cili gjuan në hyrje të zonës, topi devijohet nga mbrojtësit në këndore.

80′ 18-vjeçari Kodra provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet në këndore.

73′ Çutra ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

72′ Zëvendësim i tretë edhe për Kastriotin, largohet Rrahim, në fushë Vatnikaj.

70′ Zëvendësim i fundit te Partizani, largohet autori i golit Asani, në fushë i riu Kodra, i cili debuton kështu në Superiore.

69′ Asani provon të gjejë golin e dytë por ndalet në momentin e fundit.

65′ Vjen momenti i zëvendësimit të dytë te Kastrioti, largohet Roxher, në fushë Atsina.

63′ Vjen momenti i Jurgen Bardhit, largohet nga fusha e lojës Ardit Hila.

54′ Zëvendësim edhe te Partizani, largohet Hebaj në fushë Mensah.

54′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Shehu në fushë Caca.

54′ Trashi provon me një goditje të rrezikshme, topi përfundon jashtë kuadratit.

50′ Çutra provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

48′ Protesta të krutanëve, të cilët pas një harkimi në zonë pretendojnë për një prekje topi me dorë të Malës. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

Momenti i pretendimit on Vidnews.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime në radhët e të dyja skuadrave.

Përfundon pjesa e parë, Partizani-Kastrioti 1-0. 

45′ Mala përsëri protagonist me një depërtim në zonë, por ndalohet në momentin e fundit.

40′ Mziu provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi përfundon në duart e portierit Hoxha.

34′ Hebaj është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në këtë ndeshje.

29′ Një gabim që për pak sa nuk rezulton fatal për Partizanin. Rrahim nuk tregohet i saktë duke shpërdoruar një mundësi të artë.

26′ Pranë golit të dytë skaudra e Partizanit me Malën, i cili shkëputet bukur nga krahu i majtë dhe provon me një gjuajtje në formë parabole, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

26′ Provon Bruno Telushi me një gjuatje krejtësisht të gabuar, topi përfundon shumë larg portës së Kukës.

25′ Trashi fiton një goditje dënimi pranë zonës.

20′ Gojkoviç provon pas një tjetër goditje standarde të shënojë me kokë, por bllokohet nga mbrojtja kundërshtare në vijën fatale.

13′ GOOOOL Partizani 1-0. Asani dërgon topin në rrjetë pas asistit perfekt të Malës. 

10′ Kastrioti provon të rrezikojë me Roxher, i cili depërton bukur nga e majta, harkon një top në zonë, por largojnë futbollistët e Partizanit.

4′ Provon Telushi me një gjuajtje potente, topi grushtohet nga portieri në këndore.

3′ Goditje dënimi për Partizanin, pas një faulli ndaj Hebajt.

2′ Partizani hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit.

1′ Takimi ka nisur me disa minuta vonesë për shkak të problemeve me rrjetën e portës në krahun e djathtë.

bandicam 2018-09-01 19-44-20-708

FORMACIONET ZYRTARE: 

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kalari, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Hebaj. Trajner: Gega

Kastrioti: Kuka, Lila, Stijepoviç, Domgjoni, Hysein, Shehu, Mziu, Çutra, Bardhi, Rahim, Roxher. Trajner: Plori

fs

40586098_536202503476496_8853408183952080896_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"