VIDEO/ Parcela me kanabis në mes të Spanjës, u zbuluan gjatë garës çiklistike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2019 | 20:59

VIDEO/ Parcela me kanabis në mes të Spanjës, u zbuluan gjatë garës çiklistike

Një helikopter në Spanjë, ka zbuluar pa vetëdije, një parcelë hashashi në tarrecën e një banese, teksa po filmonte “Vueltën” e Spanjës, eventin çiklistik që po mbahet këto ditë në gadishullin iberik.

592

Teksa xhironte nga ajri, kanë qenë shikues që më pas kanë publikuar pamjet në rrjete sociale, që kanë pikasur vendin e mbjellë me hashash në një tarracë. Pasi lajmi u bë i madh, efektivët e policisë kanë reaguar menjëherë, duke bastisur godinën e konfiskuar rreth 40 bimë hashashi të cilat shiheshin qartë në filmimet e bëra në kohën kur etapa e tetë e garës, po shkonte drejt fundit.

Pavarësisht bujës që pati kjo ngjarje në mediat vendase e ato ndërkombëtare, deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar, kur mbërritën në plantacion, policët e gjetën atë të braktisur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"