VIDEO / Parakalim në xhiron e fundit, Verstapen i rrëmben Leklerk vendin e parë në garën sprint të Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 18:36

VIDEO / Parakalim në xhiron e fundit, Verstapen i rrëmben Leklerk vendin e parë në garën sprint të Formula 1

Gara e parë e versionit sprint në Formula 1 për këtë sezon, ajo në Çmimin e Madh të Emilia Romanja në Itali, i ka shkuar kampionit të botës në fuqi, Maks Verstapen. Ky i fundit ia ka dalë të parakalojë në xhiron e fundit pilotin e shtëpisë, Sharl Leklerk të Ferrarit, duke i rrëmbyer vendin e parë në vijën e nisjes për garën e nesërme dhe një pikë më shumë për renditjen e përgjithshme.

verstapen

Garat sprint përcaktojnë nisjen në garën e të dielës dhe në 21 xhirot e sotme, për 8 të parët do të kishte edhe pikë në lojë. Kjo e bëri shumë më interesante garën në Imola, me Leklerk që kishte siguruar vendin e parë në nisje dhe që u përpoq vazhdimisht të mbrohej nga sulmet e holandezit.

Por ky u fundit ia doli që në xhiron e fundit, falë edhe DRS, ta parakalonte te kthesa e famshme e Tamburelos, duke i rrëmbyer vendin e parë dhe 8 pikët për garën sprint, duke e lënë Leklerk në vendin e dytë me 7.

Ndërkohë, konfirmohet kriza e Mercedes, pasi Rasëll dhe Hemilton kanë qenë shumë larg ritmit të skuadrave kryesore dhe do të nisin garën e nesërme përkatësisht në vendet 11 dhe 14.

asasasasas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"