VIDEO/ Paqe në ndeshjen e fundit, kampionët e Tiranës e mbyllin kampionatin me barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 20:58

VIDEO/ Paqe në ndeshjen e fundit, kampionët e Tiranës e mbyllin kampionatin me barazim

Është mbyllur na barazim 1-1 sfida mes Tiranës dhe Bylisit e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore. Ngo shënoi i pari në minutën e 21-të duke kaluar në avantazh bardheblutë, ndërkohë që Sallaku vendosi baraspeshën në minutën e 90+2, duke i hequr fitoren nga duart kampionëve të Tiranës në festën e titullit.

bandicam 2020-07-29 19-03-05-401

Kujtojmë që kjo sfidë vlente vetëm për statistikë, pasi gjithçka ishte vendosur.

FT: TIRANA – BYLIS 1-1

Ngo 21′ / Sallaku 90+2

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat. Sallaku realizon një gol mjaft të bukur me një goditje në hyrje të zonës. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

76′ Sallaku trondit traversën e Likës me një predhë nga distanca. Me fat kampionët në këto momente. Ka dyshime që topi e ka kaluar vijën fatale.

75′ E pabesueshme çfarë humbet Hasani brenda zonës, futbollisti shkodran nuk i beson syve, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

73’ Hasani lëshon një goditje të bukur nga jashtë zone. Hidi pret shumë bukur, ndërkohë që shkodrani mund të pasonte te Ngo, i cili ishte i vetëm brenda zonës.

61′ E pabesueshme çfarë humbet Qardaku, i vetëm me portierin Ilion Lika, ka bërë më të vështirën, duke e përplasur topin në trupin e portierit.

60’ Aksion shumë i rrezikshëm i Bylisit. Topi hiqet sipër vijës fatale, pas aksionit individual të Mocone.

58’ Doka mbyll ndeshjen e fundit në Kategorinë Superiore. Mbrojtësi i lë vendin Sidibe.

57’ Ujka provon të surprizojë Likën me goditje nga larg, aspak rrezik për Tiranën.

46′ Pjesa e dytë ka nisur me shtyllë. Ka qenë Edon Hasani i cili është futur bukur brenda zonës, ka gjuajtur, por tentativa e tij është devijuar nga Hidi, duke shkuar më pas në shtyllë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Bylisi proteston për 11-metërsh, pas rrëzimit të Qardakut brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Muskaj, që akordon simulim brenda zonës, protestojnë ballshiotët.

38′ Tjetër mundësi shënimi për Bylisin me Ntepe, i cili nuk devijon siç duhet me kokë pas një harkimi nga këndi.

33′ Murataj lëshon një predhë nga distanca, topi prek shtyllën e djathtë pingule dhe shkon jashtë kuadratit. Me fat kryeqytetasit në këto minuta.

21′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida. Majkëll Ngo kalon në avantazh kryeqytetasit. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi godet bukur me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

14′ Pranë golit Tirana me Majkëll Ngo, i cili ka shpërdoruar një rast të artë brenda zonë, gjuajtja e tij është ndalur nga portieri Hidi dhe ka shkuar në këndore.

10′ Tirana e nis në sulm ndeshjen, duke marrë frenat e lojës në dorë dhe duke kërkuar golin e avantazhit.

1′ Kobina provon të shënojë me një goditje nga jashtë zonë, por gjen përgjigjen e portierit kundërshtar.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Doka, Ismajlgeci, Batha, Karabeci, Hasani, Kobina, Ngo.

BYLIS: Hidi, Janku, Hadroi, Zhongo, Ujka, Malçi, Mëllugja, Murataj, Ndreca, Ntepe, Qardaku,

116132137_372013950432473_4072655988763454635_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"