VIDEO/ Paqe në Londër, gafa e mbrojtjes i heq fitoren nga duart Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 22:42

VIDEO/ Paqe në Londër, gafa e mbrojtjes i heq fitoren nga duart Çelsit

Çelsi dhe Barcelona e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e parë të fazës së 1/8. Pjesa e parë u mbyll në një barazim pa gola, ku u veçuan vetëm dy shtyllat e vendasve.

mesi

Më pas, në të dytën ishte Uillian që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur nga jashtë zone, që shtangu edhe portierin. Më pas, ishte Mesi që përfitoi nga një gafë e mbrojtjes londineze, që arriti të barazonte shifrat.

Një rezultat më i favorshëm ky për katalanasit, që shënojnë kështu një gol në fushë kundërshtare, dhe janë më të qetë në ndeshjen e kthimit, në Barcelonë, që do të vendosë gjithçka.

Çelsi-Barcelona 1-1

(Uillian 62′ / Mesi 75′ )

FORMACIONET

formac

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"