VIDEO/ Paqe mes fqinjëve, Belgjika e Holanda ndahen me nga një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:48

VIDEO/ Paqe mes fqinjëve, Belgjika e Holanda ndahen me nga një gol

Belgjika dhe Holanda e mbyllën në një barazim ndeshjen miqësore mes tyre këtë mbrëmje. Kombëtarja e “tulipanëve”, pasi mundi Gjermaninë pastër disa ditë më parë, mori një rezultat pozitiv ndaj fqinjëve belg.

belgjike holande

“Djajtë” shënuan të parët, që në minutën e 5-të, me Dris Mertens, por në të 27-tën, Gronveld u asistua në mënyrë fantastike nga Depaj, dhe barazoi rezultatin, i cili kështu mbeti i pandryshuar deri në fund të sfidës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"