VIDEO/ Paqe mes errësirës, Vllaznia e Teuta ndajnë pikët. Në Shkodër fiton… “frika”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 18:40

VIDEO/ Paqe mes errësirës, Vllaznia e Teuta ndajnë pikët. Në Shkodër fiton… “frika”

Vllaznia dhe Teuta u ndanë në një barazim pa gola, në sfidën e javës së 13-të në Kategorinë Superiore.

Vllaznia-Teuta

Në “Loro Boricci” të Shkodrës, pjesa e parë ishte me shumë ndalesa, dhe me një ritëm të ulëm. Dy herë, loja u ndërpre për ikjen e dritave, dhe muskujt e lojtarëve u ftohen, gjë që solli edhe uljen e ritmit të lojës.

Fikja e Dritave ne Loro Borici te Shkodres

Pak tentativa nga të dyja ekipet, por pa rezultat. Nga dy ndërprerjet, u akorduan edhe 13 minuta shtesë, por sërish shifrat mbetën të pandryshuara.

bandicam 2019-11-24 17-05-28-700

Fraksioni i dytë i lojës ishte me një marsh më shumë, me lojtarët që provonin më shumë drejt portave kundërshtare. Gjithsesi, në disa raste Sherri nga njëra anë, dhe Frashëri tek miqtë, u treguan të saktë në pritjen e rasteve.

Gjithsesi, deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim rezultati, dhe të dyja ekipet ndanë pikët, e ku asnjëra nuk guxoi që të hidhej në aventurë. Tashmë, Teuta mban vendin e shtatë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia një pozicion më poshtë, me 17 pikë.

 

FT | Vllaznia-Teuta 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Vllaznia-Teuta 0-0

94’ Todorovski provon me të majtën, por pret Sherri.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Rast ideal për Sinjon. Pas një krosimi të lartë, zhytet me kokë, por nuk e shtyn dot topin drejt rrjetës.

83’ Nga e djathta Shtubina futet drejt qendrës, dhe me të majtën provon portën, por Frashëri pozicional ndal goditjen.

81’ Zëvendësimi i tretë te Vllaznia. Zogaj futet në vendin e Maranaos.

79’ Shkëmbi kryen edhe ndërrimin e dytë. Kapllani në fushë në vendin e Gashit.

77’ Kallaku rrëzohet brenda zone, por nuk ka asgjë, edhe pse u kërkua 11-metërsh.

76’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Roni Gashi, për një faull ndaj Krujës.

75’ Protesta të Roni Gashit, kërkon prekje të topit me dorë pas një gjuajtje të tij, por asgjë për kryesorin Ferataj.

74’ Shtubina gjuan fort me të majtën, por jashtë portës së Frashërit.

73’ Gjuan sërish Kallaku, ndalet në mur. Në vijimin e aksionit, shkodranët fitojnë një goditje këndi.

72’ Ndërrimi i dytë te vendasit. Kruja futet në fushë, del Gilman Lika.

71’ Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por muri e prek topin me dorë sipas kryesorit Ferataj, dhe ka sërish goditje dënimi për durrsakët.

69’ Nikaç ul një top Kalanë, godet me të djathtën ky i fundit, por pa shënjestër.

68’ Ndërrimi i parë te shkodranët. Gligorov i lë vendin Shtubinës.

66’ Vila kërkon të shërbejë Nikaçin, por Sherri del me shpejtësi dhe mbyll.

64’ Ndërrimi i parë i Shkëmbit. Kalaja në fushë në vendin e Vecajt, largohet një shkodran për një tjetër.

62’ Gligorov kroson nga e djathta për sulmuesit, por Aleksi me kokë spastron.

57’ Lika godet me të majtën, por mbi portën e Frashërit.

56’ Frashëri gabon një pasim në zonë, topin e marrin shkodranët dhe Likës i bëhet faull nga Gashi, shumë pranë hyrjes së 16-metrave.

53’ Kallaku gjuan me të djathtën direkt nga goditja e dënimit, por pret Sherri.

51’ Lika bën faull para zonës së Vllaznisë, në dëm të Roni Gashit. Kërkon ndihmën edhe të mjekëve lojtari i Teutës.

50’ Krymi nis Sinjon në një kundërsulm të shpejtë, por anësori e ndal aksionin për pozicion të parregullt të sulmuesit të Vllaznisë.

48’ Krymi provon me kokë nga hyrja e zonës, por pa gjetur portën e Frashërit.

46’ Nis pjesa e dytë, me trajnerët që nuk kryejnë asnjë zëvendësim pas fraksionit të parë.

Mbyllet pjesa e parë.  Vllaznia-Teuta 0-0

58’ Kryesori Ferataj ndëshkon me karton të verdhë Sinjon dhe Kallakun.

57’ Momente tensioni në Shkodër. Kallaku dhe Sinjo kapen mes tyre, ndërkohë që nxehen gjakrat edhe tek lojtarët e tjerë.

55’ Krymi godet tokazi, devijohet dhe përfundon në goditje këndi.

53’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, Gurishta ndëshkohet për një faull në mesfushë.

52’ Provon edhe Nikaç me një goditje të fortë. Sherri i palëvizur, por topi shkon vetëm pak jashtë shtyllës pingule.

51’ Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por mbi traun e Alen Sherrit.

48’ Harkim nga goditja e këndit, dhe shkodranët devijojnë, por gati drejt portës së tyre.

47’ Avdyli provon me të majtën nga jashtë zone, por Sherri i vëmendshëm dhe largon gardiani shkodran.

45’ Akordohen 13 minuta shtesë në këtë pjesë të parë.

44’ Vecaj godet me të majtën nga jashtë zone, por pa shënjestër, dhe rivënie fundore për Sherrin.

42’ Sinjo ul një top brenda zone dhe futet rrezikshëm, por kryesori Ferataj shprehet se ai bëri faull ndaj Todorovskit, dhe topi për durrsakët.

37’ Maranao rrëzohet brenda zone, por vetëm rivënie fundore për arbitrin. Lojtarët e Teutës kërkojnë karton të verdhë për simulim.

37’ Rinis sërish ndeshja në Shkodër.

29’ Ndërpritet sërish energjia në stadiumin “Loro Boricci”. Këtë herë ndërpritet edhe transmetimi i ndeshjes LIVE.

23’ Goditja e parë nga këndi për shkodranët.

22‘ Rinis takimi në Shkodër, pas rikthimit të plotë të energjisë. Topin sërish në zotërim e kanë shkodranët.

15’ Probleme me sistemin e ndriçimit. Në një aksion të Vllaznisë, dritat ikin për një moment, edhe pse vijnë menjëherë. Kryesori Ferataj ndal sfidën deri kur të stabilizohet gjendja e ndriçimit. Trajnerët japin udhëzime, ndërkohë që lojtarët kryejnë ushtrime për të qëndruar të nxehur.

13’ Ka edhe probleme për Krymin pas goditjes. Del jashtë vijave për të marrë ndihmën e parë.

12’ Rrezikojnë vendasit. Lika kroson nga e djathta, dhe Krymi godet fluturimthi. Gjithsesi, pret Frashëri.

10’ Provon të rrezikojë ekipi i Shkëmbit, por pa rezultat pranë portës së Sherrit.

6’ Lika merr një top në mesfushë nga gabimi i miqve, kërkon të nisë Maranaon. Mbyll mbrojtja durrsake.

5’ Kallaku shërben për Todorovskin, ky i fundit kthen nga e djathta në qendër të zonës, por shkodranët mbyllin.

3’ Vecaj pëson faull në mesfushë, dhe mundësi e mirë për durrsakët.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: Safet Osja

bandicam 2019-11-24 16-20-04-531

TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kuro, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

bandicam 2019-11-24 16-20-35-351

GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi(i katërt)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"