VIDEO/ “Paqe” e kontestuar, Apolonia i falet klasit të Mihanës. Kastrioti barazon me polemikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:38

VIDEO/ “Paqe” e kontestuar, Apolonia i falet klasit të Mihanës. Kastrioti barazon me polemikave

Përfundon takimi mes Kastriotit dhe Apolonisë në barazim 1-1. Krutanët prodhuan më shumë raste, por lojtarëve të Ramazan Ndreut u mungoi saktësia para portës, ndërsa fierakët iu falën talentit të Redon Mihanës.

mbyllet ndeshjaaaa

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Portieri Hidi shpëton portën kur Husein kthen keq një top pas. Më tej Kastrioti mori kontrollin e ndeshjes, por në dy raste Çela dhe Plaku nuk e dërguan topin në rrjetë.

45 minutat e dyta prodhuan gjithçka. Krutanët shpërdoruan sërish raste, ndërsa dhe arbitrimi nuk ka qenë në nivelin e duhur, teksa gjyqtari kryeson akordon penallti për Kastriotin 5 minuta nga fundi i ndeshjes, por pamjet tregojnë se mbrojtës i Apolonisë e kontrollon topin saktë, por në një tjetër rast gabon duke mos dhënë 11-m për krutanët kur ka prekje të qartë të topit me dorë.

Redon Mihana tregoi talentin e tij duke zhbllokuar takimin i vetë me një aksion individual.

FT| KASTRIOTI-APOLONIA 1-1
Mihana 79’/ Plaku 85′ (p)

Komenti live:
90’+4 – “Paqe” mes Kastriotit dhe Apolonisë. Mbyllet krejtësisht takimi.
85′ GOOOOL! KASTRIOTI APOLONIA 1-1!!! Plaku realizon nga penalltia, por ka dyshimet se gjyqtari ka gabuar te akordimi i 11-m. Futbollisti i Apolonisë pretendon se e ka prekur topin me gjoks.

79′ GOOOOL! KASTRIOTI-APOLONIA 0-1!! Redon Mihana realizon me iniciativë individuale. Futbollisti kalon Huseinin dhe mposht portierin Hidi.

 

apolonia gol mihana on Vidnews.

70′ Pretendim për penallti nga Kastrioti. Plaku kërkon 11-m pasi goditja e tij kontrollohet me dorë nga njëri prej lojtarëve të Apolonisë.

PRETENDIM PER PENALLTI PER KASTRIOTIN on Vidnews.

65′ Patrik Bardhi merr krahun dhe godet fort, por topi fluturon mbi traversë.

58′ Zaimi godet fort, por topi shkon ngjitur me traversën e Hidit.

52′ Bojom realizon për Kastriotin, por goli anullohet menjëherë, mbrojtësi afrikan dukshëm në pozicion jashtë loje.

bojom gol i parregullt on Vidnews.

49′ Hidi reagon saktë. Mihana e ka topin para syve, por portieri veteran nuk e lejon të godasë.

mihana rast on Vidnews.

46′ Kastrioti e nis vrullshëm, portieri Harizaj e kontrollon topin në dy kohë.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë në barazim 0-0.

37′ Plaku nuk u beson syve. Sulmuesi ka shans të zhbllokojë sfidën, por portieri i Apolonisë Harizaj reagon saktë dhe pret goditjen e rivalit.

rasti i dyte i kastriotit plaku on Vidnews.

33′ Kastrioti i afrohet seriozisht golit. Goditja e kapitenit Çela devijohet dhe portieri Harizaj shpëton për mrekulli, topi prek rrjetën e jashtme.

rasti i kastriotit on Vidnews.

28′ Bojom ndëshkohet me karton të verdhë. Kamerunasi ndërhyn ashpër para zonës së Kastriotit.

27′ Pretendon Kastrioti për penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se topi ka prekur trupin e lojtarit të Apolonisë.

23′ Goditje dënimi për Kastriotin. Rrepaj ndërhyn gabimisht ndaj Plakut

18′ Kastrioti kërcënon sërish, Çela dhe Plaku nuk merren vesh dhe shpërdorojnë një rast të mirë shënimi.

17′ Plaku gjen hapësirë dhe godet, por topi devijohet në goditje këndi.

16′ Apolonia i afrohet golit, Husein për pak sa nuk shkakton autogol, por Hidi frenon saktë në pozicionin.

14′ Sota largon topin në goditje këndi.

13′ Kuman përfiton nga neglizhenca e Bojom, por nuk koordinohet dot me shokun e skuadrës Artur.

1′ Fillon ndeshja, topin e parë e shkelmojnë lojtarët e Kastriotit.

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI: Hidi, Hussein, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Plaku, Moraes, Bardhi, De Silva. Trajner: Ramazan Ndreu.

APOLONIA: Harizaj, Haxhiu, Sota, Rrepaj, Benzhamin, Mihana, Mehmeti, Zaimi, Smaçi, Kuman, Artur. Trajner: Xhovani Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"