VIDEO/ Panuçi e “injoroi”, Agolli protagonist te Karabaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 12:11

VIDEO/ Panuçi e “injoroi”, Agolli protagonist te Karabaku

Kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli u “injorua” nga trajneri Panuçi, i cili nuk e grumbulloi në takimin miqësor ndaj Norvegjisë. Mbrojtësi i majtë, tregoi edhe njëherë që është në formë mjaft të mirë, duke qenë protagonist në sfidën e djeshme që Karabaku zhvilloi ndaj Keshla.

Agolli2

35-vjeçari asistoi te goli i shënuar në minutën e 57-të nga Riçard. Takimi përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa Agolli konfirmohet edhe njëherë si një lider te skuadra azerbajxhanase.  Skuadra e shqiptarit kryeson e vetme kampionatin me 50 pikë, 11 më shumë se Gabala e vendit të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"