Video / Paniku në shesh, shfaqen pamjet e kaosit që ndodhi në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 11:48

Video / Paniku në shesh, shfaqen pamjet e kaosit që ndodhi në Torino

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino gjatë zhvillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Real Madrid. Paniku masiv ka shpërthyer në shehin San Karlo, ku tifozët ishin mbledhur për të ndjekur së bashku këtë ndeshje para ekraneve gjigandë që ishin vendosur aty.

Kur mbeteshin edhe pak minuta deri në përfundimin e ndeshjes, një episode ende i paqartë ka shkaktuar panik mes tifozëve të cilët kanë nisur të largohen me vrap nga sheshi, duke shtypur njëri-tjetrin.

Sipas disa dëshmitarëve, një tifoz kishte hedhur një fishekzjarr duke bëritur se ishte një bombë, për të nisur panikun masiv në turmën e njerëzve. Policia nuk ka dhënë versionin e saj të ngjarjeve, por që nga ai moment, sheshi thuajse u boshatis i tëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"