VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihni 6 lojtarë të Milanit teksa kritikojnë njëherësh Tatarushanu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 18:38

VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihni 6 lojtarë të Milanit teksa kritikojnë njëherësh Tatarushanu

Ciprian Tatarushanu është prej javësh në qendër të kritikave të Milani. Portieri ka bërë disa gabime në ndeshjet e mëparshme, ndaj kuqezinjtë duken shumë të pasigurt sa herë që topi shkon pranë zonës.

tatarusanu-k3TC--712x402@Gazzetta-Web_712x402

Dhe ndonëse rumuni ishte mjaft i saktë në derbin ndaj Interit, duke ndaluar thuajse çdo gjë që shkoi drejt katërkëndorit të tij, ndjesia se shokët e skuadrës nuk kanë besim te ai, u pa qartë edhe në këtë sfidë. Pamja më domethënëse që po bën xhiron e rrjetit është ajo e minutës së 80.

Pas një harkimi në zonë, portieri zgjodhi të mos dilte dhe më pas aksioni vazhdoi me Interin që fitoi një goditje këndi. Në atë moment, 6 lojtarë të Milanit iu kundërvunë me gjeste portierit. Selemekers, Kjaer, Kruniç, Çao, Teo Hernandez dhe Tonali u kthyen menjëherë nga ai, duke e kritikuar që nuk doli, me vetëm Kalulu i cili kishte mbetur para portierit pa reaguar.

Një sinjal i qartë për çdo kundërshtar që tashmë e di se te Milani, as shokët e skuadrës nuk i besojnë aftësive dhe vendimeve të portierit rumun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"