VIDEO / Pamjet që po bëjnë xhiron e botës. Policia arreston yllin e NBA duke përdorur elektroshok

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 20:32

VIDEO / Pamjet që po bëjnë xhiron e botës. Policia arreston yllin e NBA duke përdorur elektroshok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku policia ka ndaluar një basketbollist të NBA duke përdorur forcën dhe në masë të konsiderueshme edhe pistoletën elektrike për ta bllokuar atë. Basketbollisti i Nju Orlins Pelikans, Xhakson Hejs, është protagonist i kësaj ngjarje të shëmtuar që po bën xhiron e botës.

hejs

Sipas mediave vendase, policia është thirrur për të shqyrtuar një zënkë familjare të mundshme dhe aty forcat e rendit janë përballur me lojtarin. Tentativat e tyre për të arrestuar basketbollistin kanë dështuar dhe kështu është përdorur forca për ta ndalur.

Sot janë publikuar pamjet e atij arrestimi që ka ndodhur me datë 28 korrik dhe ku shfaqen policët duke rrëzuar në tokë Hejs, ndërsa një prej tyre përdor vazhdimisht elektroshokun, me pistoletë elektrike të vendosur në gjoks, për të ndaluar lojtarin.

Edhe pse video nuk tregon çfarë ka ndodhur më para, pasi policia pretendon se Hejs sulmoi një nga policët që i kërkonte të kthehej për t’i vënë prangat duke e akuzuara se i rezistoi një oficeri të policisë, dhuna e ushtruar ndaj sportistit duket e tepruar dhe është bërë objekt hetimi. Hejes ka luajtur me Pelikans në dy sezonet e fundit, duke regjistruar një mesatare prej 7,5 pikësh dhe 4,3 topash në tabelë në 60 ndeshje në NBA.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"