VIDEO/ Pamjet e rënda, boksieri 23-vjeçar ndërron jetë kur po priste shpalljen e vendimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2019 | 22:37

VIDEO/ Pamjet e rënda, boksieri 23-vjeçar ndërron jetë kur po priste shpalljen e vendimit

Boksieri argjentinas, Hugo Alfredo Santijan, ka ndërruar jetë në Buenos Aires, për një dëmtim në tru siç raportohet, pas një ndeshje të peshave super të lehta.

bandicam 2019-07-25 22-34-22-798

Takimi i mbajtur në Argjentinë, përballë uruguaianit Eduardo Havier Abreu, ditën e shtunë, rezultoi fatal për 23-vjeçarin. Ai filloi të ndjente shqetësime, në momentin që po shpallej fituesi i ndeshjes.

Pasi u rrëzua mbi ring, ai u çua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte tejet serioze, dhe ai përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më. Hugo Santijan ishte një boksier profesionist që nga viti 2015, ku kishte marrë pjesë në 27 ndeshje(19 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime).

Një javë shumë e trishtueshme kjo për botën e boksit, teksa vetëm pak ditë më parë, ishte rusi Maksim Dadashev që pasi ndjeu probleme, ndërroi jetë edhe ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"