VIDEO/ Pamje fantastike dhe “xhamadani vija vija” në sfond, ja si duket “Arena Kombëtare” 1 muaj para inaugurimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 22:00

VIDEO/ Pamje fantastike dhe “xhamadani vija vija” në sfond, ja si duket “Arena Kombëtare” 1 muaj para inaugurimit

Nuk ka më dyshime, stadiumi “Arena Kombëtare” do të inaugurohet zyrtarisht në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë, e cila do të jetë dhe përballja e  fundit e kuqezinjve në grupet e eliminatorëve të Europianit.

Arena Kombetare

Punimet janë drejt fundit, ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, që misioni të përmbushet plotësisht.

Së fundmi ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar disa pamje nga ambientet e brendshme të impiantit modern, teksa në sfond ishte vendosur kënga “Xhamadani Vija Vija”. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"