VIDEO/ Palermo drejt Serisë A falë një autogoli të çuditshëm, Sabjen Lilaj “fërkon duart”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 21:22

VIDEO/ Palermo drejt Serisë A falë një autogoli të çuditshëm, Sabjen Lilaj “fërkon duart”

Skuadra e italiane e Palermos, është shumë pranë rikthimit në Serinë A, teksa mposhti Venecian e Filipo Inzagit me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar në finalen e “play off”-it që do ta luajë me skuadrën që do të arrijë të kualifikohet nga çifti Frosninone-Çitadela.

201810488-ee0e3437-1447-4c08-8c95-c4978b109dc5

Autogoli i çuditshëm i Domicit në minutën e 5-të, i siguroi finalen skuadrës së Stelones. Një lajm i mirë edhe për mesfushorin e Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili ka një marrëveshje me drejtuesit e Palermos, se në rast se skuadra italiane arrin të ngjitet në Serinë A, atëherë ai do i bashkohet për të qenë pjesë e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"