VIDEO/ Pacini hero, Levante e Sadikut shokon Realin e Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 22:42

VIDEO/ Pacini hero, Levante e Sadikut shokon Realin e Madridit

Vazhdojnë surprizat për Realin e Madridit në kampionat. Skuadra e Zinedin Zidan ka bërë një tjetër hap fal në La Liga teksa ka barazuar 2-2 ndaj Levantes së Armando Sadikut.

Ronaldo

Madrilenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të me anë të Serxhio Ramos, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 42-t me anë të Emanuele Boateng.

Spanjolli Isko i kaloi përsëri në avantazh “galaktikët”, por kur u duk se sfida do të mbyllej me epërsinë e Realit, ka qenë sulmuesi italian Xhampaolo Pacini, i cili në minutën e 89-të gjeti golin e barazimit, duke i dhuruar një pikë të artë skuadrës së Levantes, e cila lufton për mbijetesë.

Pazzini

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, nuk ishte i grumbulluar për këtë takim dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"