VIDEO/ Pa yje në fushë dhe me 10 lojtarë, Dortmundi e pëson në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 20:48

VIDEO/ Pa yje në fushë dhe me 10 lojtarë, Dortmundi e pëson në kampionat

Borusia e Dortmundit ka pësuar një disfatë në javën e 6-të të Bundesligas duke u mundur në transfertë 1-0 nga Gladbahu.

dortmund

Verdhezinjtë luajtën pa yjet e ekipit Markos Rojs dhe Erling Haland dhe mungesa e tyre u ndje shumë. Zakaria kaloi Gladbahun në avantazh në minutën e 37-të ndërsa Dortmundi ngeli me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dahud në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë ishte pa shumë histori, me verdhezinjtë që u mbrojtën të mos pësonin ndonjë gol tjetër. Dortmundi ngelet në vendin e 4-ët në kampionat duke grumbulluar 12 pikë pas 6 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"