VIDEO/ Ozil provokon tifozët e Gallatasarait në derbi, por e pëson keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 11:24

VIDEO/ Ozil provokon tifozët e Gallatasarait në derbi, por e pëson keq

Ditën e djeshme u luajt derbi turk Gallatasarai-Fenerbaçe që përfundoi me fitoren 1-2 të miqve.

ozil

Sfida u luajt mes tensionit dhe nervave kur protagonist kësaj radhë është bërë ish-ylli i Real Madridit, Mesut Ozil. Fantazisti ishte vendimtar duke barazuar shifrat në 1-1 pasi më herë Akturkoglu kishte dërguar në avantazh Gallatasarain.

Por në një moment të ndeshjes, Ozil provon keq tifozët vendas duke i treguar stemën e Fenerbaçes. Tifozët nuk qëndruan duarkryq dhe shpërthyen në ovacione, madje në drejtim të mesfushorit fluturuan shishet, njëra prej të cilave përfundoi në fytyrën e Ozilit.

Reagimi i ish-madrilenit është komentuar negativisht në rrjetet sociale pasi një lojtar i nivelit të Ozil nuk duhet të provokonte tifozët, aq më tepër në një sfidë të ndezur si ajo midis Gallatasarait e Fenerbaçes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"