Video / Osijeku falënderon golat shqiptarë, kalon Luzernën për të gjetur PSV-në në turin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 22:52

Video / Osijeku falënderon golat shqiptarë, kalon Luzernën për të gjetur PSV-në në turin e tretë

Golat e futbollistëve shqiptarë kanë kaluar skuadrën e Osijekut në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës. Ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Luzernës, ku fitoi 2-0 me golat shqiptarë të Ejupit dhe Grezdës, edhe sot një gol i tillë i dha kualifikimin në transfertën e humbur me shifrat 2-1 në Zvicër.

osijek

Luzerna arriti të kalonte në avantazh të dyfishtë falë dopietës së Juriç në minutat 19 dhe 62, por një gol i Muzafer Ejupit në minutën e 72-të, me asist të Grezdës, i mjaftoi skuadrës kroate të Osijekut për t’u kualifikuar më tej.


Në turin e tretë Grezda, Ejupi dhe shokët e tyre të skuadrës do të përballen me skuadrën e njohur holandeze të PSV Eindhovenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"