VIDEO/ Orë vendimtare për të ardhmen e Mbape, ylli francez kapet mat duke u larguar nga qendra stërvitore me valixhe në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 16:59

VIDEO/ Orë vendimtare për të ardhmen e Mbape, ylli francez kapet mat duke u larguar nga qendra stërvitore me valixhe në duar

Disa imazhe të Kilian Mbapes në qendrën stërvitore po bëjën xhiron e botës. Ylli francez shikohet me valixhe në duar duke u larguar nga qendra stërvitore pas seancës së kryer në prag të sfidës me Reimsin ditën e nesërme.

mbape

Menjëherë kanë filluar aludimet në media ku shumë besojnë se transferimi i tij tek Real Madrid tanimë po merr formë.

Mbape shikohet me kokën ulur dhe në dorë mban një çantë, teksa “Deportes Cuatro” që ka publikuar videon e Mbapes aludon se sulmuesi ka zbrazur dollapin e tij në ambientet e klubit parisien. Tani pritet vetëm të mësohet se çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"