VIDEO/ Olainka me shokë shtangin Barcelonën në “Camp Nou”, barazim historik për çekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 20:52

VIDEO/ Olainka me shokë shtangin Barcelonën në “Camp Nou”, barazim historik për çekët

U luajtën dy takimet e para të ditës së sotme në Champions League, dhe nuk munguan rezultatet surprizë.

barcelona slavia

Barcelona u ndal në një barazim pa gola, brenda në shtëpi përballë Slavias së Pragës. Me Piter Olainkën titullar, ekipi çek u mbrojt mirë gjatë 90 minutave në “Camp Nou”, përballë “breshërisë” së goditjeve të katalanasve.

Në disa raste portieri i Slavias bëri heroin, ndërkohë që një gol iu anulua katalanasve me VAR në minutën e 60-të. Në minutën e 93-të, pati edhe një pretendim të vendasve për penallti, por pasi u rishikua në VAR, arbitri Oliver vijoi lojën. Në fund, u mbyll pa gola, dhe Barcelona mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa Slavia e fundit me 2 pikë.

Në takimin tjetër, Lajpcigu fitoi pastër me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Zenitit. Golat për gjermanët u shënuan nga Deme dhe Sabitzer, nga një për çdo pjesë, dhe tashmë ata marrin vendin e parë me 9 pikë.

 

 

FT | Barcelona-Slavia e Pragës 0-0

FT | Zenit-Lajpcig 0-2

GOL:  / Deme 45+5′, Sabitzer 63′

 

Formacionet zyrtare:

Barcelona – Slavia Pragë

for

Zenit – Lajpcig

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"