VIDEO/ Ofendime në kor kundër shqiptarëve, Shkëndija mposht Vardarin në derbi
Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Vardarin e Shkupit me rezultatin 0-2 në derbin e “zjarrtë” të Maqedonisë.
Nuk mungoi tensioni në këtë sfidë, teksa vendasit protestuan ashpër golin e parë të kuqezinjve të shënuar nga Emini. Sipas futbollistëve dhe tifozëve të Vardarit topi nuk e kaloi vijën fatale. Por gjyqtari ishte i vendosur se kishim të bënim me gol.
Në minutën e 89-të skuadra e trajnerit Osmani dyfishoi rezultatin me anë të Ibraimit. Nuk munguan ofendimet e tifogrupit të Vardarit “Komitët” karshi shqiptarëve, teksa Ibraimi me golin e tij iu mbylli gojën.
Me fitoren e sotme, Shkëndija ngushtoi diferencë ndaj Vardarit në – 4 pikë. Në sfidën e radhës skuadra shqiptare do të presë Makedonija GP.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Belasica, Makedonija Gp dhe Shkupi triumfuan në shtëpi, ndërsa Rabotniçki mposhti Renovën në transferë.
REZULTATET:
Vardar-Shkëndija 0-2
Makedonija-Akademija Pandev 1-0
Renova-Rabotniçki 0-2
Shkupi-Sileks 2-0
Varda-Shkëndija 0-2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"