VIDEO/ Odise Roshi një “rraketë” e vërtetë, vrapim spektakolar në krah. Akhmati gjen golin prej shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 17:57

VIDEO/ Odise Roshi një “rraketë” e vërtetë, vrapim spektakolar në krah. Akhmati gjen golin prej shqiptarit

Odise Roshi vazhdon që të kalojë një moment të shkëlqyer tek Akhmat Grozni në Rusi.

roshi

Futbollisti shqiptar, u bë protagonist ditën e sotme ku në ndeshjen e javës së 18-të ndaj Rubin Kazanit në shtëpi, ai pati një shpërthim në të djathtë të sulmit.

Në minutën e 31-të, Roshi ishte i pandalshëm, me kundërshtarin që nuk mund të bënte asgjë. Fieraku tentoi portën, por portieri kundërshtar u zgjat për të devijuar. Gjithsesi, topi mbeti në zonë dhe ishte shoku i skuadrës së Roshit, Glushakov, ai i cili doli vetëm me topin dhe nuk e kishte të vështirë të shënonte, duke shfrytëzuar kështu një inkursion mjaft të bukur të Roshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"