Video / Odise Roshi e nis me valle karrierën te Terek Grozni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 12:50

Video / Odise Roshi e nis me valle karrierën te Terek Grozni

Dita e parë e stërvitjes së Odise Roshit me skuadrën e Terek Groznit ka qenë pak më e veçantë se zakonisht. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin çeçen, është ftuar që të tregojë vlerat e tij… si valltar.

roshi terek

Në seancën e djeshme, Roshi është prezantuar para skuadrës nga Bekim Balaj dhe më pas i është kërkuar që të tregojë talentin e tij duke kërcyer para shokëve të rinj. Mesfushorit iu bë e ditur se kjo ishte një traditë e vjetër te klubi çeçen, ndaj Roshi ka pranuar mes duartrokitjeve të shokëve të skuadrës.

roshi terek

Aty i është bashkuar edhe Balaj, ndërsa më pas edhe blerja tjetër e Terek Groznit, rumuni Gabriel Torje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"