VIDEO/ “O legen, o b*thq*r”, sherr në futbollin shqiptar, trajneri i Egnatias shan lojtarët e Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 23:59

VIDEO/ “O legen, o b*thq*r”, sherr në futbollin shqiptar, trajneri i Egnatias shan lojtarët e Korabit

Episodet e dhunës dhe fjalorit banal janë shpesh prezentë në futbollin shqiptar, por kur një episod i tillë kryhet drejtuesit e klubeve situata merr përmasa edhe më të mëdha. Ndeshja e sotme e Kategorisë së Parë, mes Egnatias dhe Korabit e cila përfundoi me rezultatin 0-0, ka degjeneruar në sherr.

Capture

Trajneri i Egnatias, Vladimir Gjonaj, është konfliktuar me administratorin e Korabit, Femi Meziu dhe lojtarët në dhomat e zhveshjes, ndërsa në videon e publikuar nga vetë klubi i Korabit që dënon ngjarjen dëgjohen edhe sharje të rënda nga ana e trajnerit. Sherri ka degraduar saqë Gjonaj tentoi të kapej edhe fizikisht me Meziun, por është shmangur.

Statusi i klubit të Korabit në ‘Facebook’:

(Kujdes, Video përmban fjalor të rëndë.)

KF Korabi sqaron se arsyeja publikimit të këtyre pamjeve nuk ka lidhje me nxitjen e dhunes në ndeshjen e kthimit.
KF Korabi distancohet nga te tilla raste, por mospublikimi i tyre do të tregonte se edhe ne pajtohemi me nje nivel te tille.
Ftojmë çdo ekip të luajë ‘Fair Play” në Dibër dhe do të mikpritet sipas rregullave, zakoneve, kulturës dhe traditës Dibrane.

Zotëria në fjalë është Vladimir Gjoni, traineri i Egnatias i cili ofendoi me fjalë banale dhe kërrcënuese lojtarët dhe stafin e Korabit gjatë gjithë lojës dhe momentit ku kemi publikuar më sipër, në tunelin e dhomave të zhveshjes. Pasi iu kërkua të ndalonte ofendimet dhe kërrcënimet ndaj lojtarëve të Korabit, kjo ishte përgjigja e tij!

Falenderojmë djemtë që treguan grintë dhe luajtën ndeshjen me mentalitet fituesi të cilën me pak fat mund edhe ta kishim mbyllur me sukses.
Falenderojmë trainerin Julian Ahmati i cili e drejtoi ekipin nga pas pankinave pasi u largua me turpin më të madh nga kryesori i ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"