VIDEO/ Nxorri fansat jashtë, reagon djali i Trampit: LeBron Xhejms, k*rva më e madhe e sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 18:36

VIDEO/ Nxorri fansat jashtë, reagon djali i Trampit: LeBron Xhejms, k*rva më e madhe e sportit

Pas disa muajve heshtjeje familja Tramp ka rihapur edhe një herë luftën ndaj një armiku të vjetër, siç është ylli i NBA-së, LeBron Xhejms. Siç dihet, lojtari i Lejkërsave ka qenë një nga kundërshtuesit më të mëdhenj të ish-presidentit amerikan Donald Tramp, dhe gjithnjë sa herë i është dhënë mundësia e ka sulmuar këtë të fundit për qëndrimet e tij politike.

xhejms

Pas fitores në zgjedhje të Xho Bajden, dukej se kjo luftë ishte mbyllur, por së fundmi është Donald Tramp Jr, djali i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, ai që i ka hedhur benzinë zjarrit. Tramp Jr ka marrë shkas nga një veprim i disa ditëve më parë që ka bërë LeBron Xhejms, kur sinjalizoi arbitrin për të ndëshkuar dy tifozë në rreshtin e parë gjatë ndeshjes kundër Indiana “Pacers”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tramp Jr u shpreh kështu për yllin e basketbollit:

“A ka k*rvë më të madhe se LeBron Xhejms në botën e sportit profesionist?!”, duke shoqëruar postimin e tij me një video nga momenti i incidentit. Madje, Tramp Jr shkoi deri aty sa modifikoi një foto të lojtarit, duke e shfaqur me paruke, për ta përforcuar edhe më shumë idenë e postimit.

Ndërkohë, sipas raportimeve për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen IndianaLejkërs, mësohet se një grua e kishte sulmuar basketbollistin nga familja, duke iu drejtuar me një frazë të rëndë gjë që solli edhe reagimin e Xhejmsit.

“Uroj që djali yt të vdesë nga një aksident automobilistik”, mësohet të jenë fjalët e rënda të tifozes në drejtim të lojtarit. Ndërkohë, “King” (Mbreti), siç njihet ndryshe LeBron, ende nuk ka reaguar pas sulmit të bërë nga djali i ishpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

xhejms

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"