VIDEO/ Nxjerr skuadrën në shitje, tifozët sulmojnë shtëpinë e pronarit të klubit europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 22:14

VIDEO/ Nxjerr skuadrën në shitje, tifozët sulmojnë shtëpinë e pronarit të klubit europian

Deklarata e presidentit të klubit të basketbollit të Panathinaikosit se do të nxjerrë në shitje skuadrën për 25 milionë euro ka shkaktuar irritimin e pamasë të ultrasve të klubit ballkanas.
JANAKOPULOS

100 persona sulmuan shtëpinë e presidentit Dimitris Janakopulos duke hedhur gurë në Kifisia, periferi e Athinës. Ata shkruan parrulla fyese ndaj biznesmenit 46-vjeçar dhe janë larguar me motorra.

Janakopulos deklaroi se huliganët janë pjesë e sektorit “Porta 13”, grupim i ultrasve të Panathinaikosit.

Pronari i një kompanie farmaceutike dhe një kompanie tjetër të transmetimit digjital u shpreh se ndihet i lodhur që prej shumë vitesh “familja e tij ka investuar për Panathinaikosin”.

Janakopulos ka arritur suksese të mëdha në basketbollin grek dhe europian me klubin e Panathinaikosit duke fituar 6 kampionate dhe 6 herë Ligën Europiane të Basketbollit.


View this post on Instagram

A post shared by dimitris giannakopoulos (@dpg7000) on


View this post on Instagram

A post shared by dimitris giannakopoulos (@dpg7000) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"