VIDEO/ Nxjerr kundërshtarët jashtë loje me një lëvizje, Manaj nuk di të ndalet. Shikoni supergolin e shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 13:02

VIDEO/ Nxjerr kundërshtarët jashtë loje me një lëvizje, Manaj nuk di të ndalet. Shikoni supergolin e shënuar

Arb Manaj nuk di të ndalet në Turqi, pasi shënoi dopietë me Kexhiorenguxhu një javë më parë, talenti kosovar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.

arb manaj

Manaj i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij ndaj Adana Demirspor në minutën e 26’, me një supergol.

Pas një pasimi të marrë, sulmuesi bën një lëvizje shumë të bukur, duke e ngritur topin mbi kokën e dy kundërshtarëve dhe pasi i nxjerr ata jashtë loje, gjuan fort me të majtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa në 6 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"