VIDEO / Nusja hyn mes tifozëve të Barçës në Frankfurt, ajo që ndodh më pas po bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 21:01

VIDEO / Nusja hyn mes tifozëve të Barçës në Frankfurt, ajo që ndodh më pas po bën xhiron e rrjetit

Barcelona viziton Frankfurtin në një skenë të pazakontë për katalanasit, Ligën e Europës. Por tifozët e skuadrës së drejtuar nga Çavi Hernandez, gjithsesi kanë vendosur ta ndjekin me shumë entuziazëm ekipin e zemrës që kërkon gjithsesi të fitojë këtë trofe ndërkombëtar.

nusja

Shumë prej tyre kanë pushuar Frankfurtin për ndeshjen me Eintrahtin dhe një grup ka qenë protagonist i një momenti të veçantë. Në një nga sheshet e qytetit, para tyre është shfaqur një çift i sapomartuar me nusen që po bënte fotot e rastit. Një tifoz i vendos asaj një shall të Barcelonës dhe në moment… e kthen atë në ultrase.

Tifozët e rrethojnë dhe nisin brohoritjet për Barçën, duke e kthyer sheshin në një tribunë të improvizuar, me të sapomartuarën e cila merr pjesë me shumë entuziazëm në këtë argëtim. Çifti me shumë humor bëri edhe fotot e rastit me tifozët katalanas, mes entuziazmit të tyre, ndërsa video e këtij momenti të veçantë të ditës së sotme po bën xhiron e rrjetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"