VIDEO/ Nuk zhgënjen Teuta, mposht Apoloninë dhe kryeson e vetme Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 23:51

VIDEO/ Nuk zhgënjen Teuta, mposht Apoloninë dhe kryeson e vetme Superioren

Teuta nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

teuta

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për durrsakët që mbeten në vendin e parë në renditje, por këtë herë janë të vetëm me 49 pikë, pasi Vllaznia dhe Laçi barazuan mes tyre.

Ndaj Apolonisë, skuadra e Martinit dominoi gjatë gjithë kohës, duke mos e vendosur në rrezik për asnjë moment fitoren.

Ishte Lorenco Vila që zhbllokoi sfidën në minutën e 20’, teksa Dejvi Bregu vulosi gjithçka në minutën e 55’.

Një fitore pa shumë vuajtje kjo e sotmja për Teutën, që tashmë do të luajë në shtëpi në mesjavë me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

FT| Apolonia-Teuta 0-2

L. Vila 20′, Bregu 55′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akordohen 3 minuta shtesë!

78’ Bëhen plot 5 zëvendësime, 2 te Teuta  dhe 3 te Apolonia. Kamarata largon nga fusha Levendin, Vasilin dhe Shanajn, për të futur Asllanajn , Jeboah dhe Sotën. Ndërkohë Martini largon Bregun dhe Lorenco Vilën, për të inkuadruar Karabecin dhe Beqajn.

73’ Zëvendësimi i parë te Teuta, largohet nga fusha e lojës Blerim Krasniqi, për t’i lënë vendin Sebino Plakut.

55’ GOOOOL TEUTA 0-1/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili futet bukur në  zonë nga e majta, më pas gjuan me të djathtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

52’ Rasti i parë i rrezikshëm për Apoloninë, me Mario Gjatën që merr një top në zonë dhe gjuan me të parën, pro topi shkon mbi portë.

50’ Zëvendësimi i parë i ndeshjes! Kamarata largon nga fusha Haxhiun, dhe në vendin e tij inkuadron Mario Gjatën.

46′ Pranë golit të dytë Teuta me Krasniqin, i cili merr një top të shkëlqyer në zonë nga Aleksi, gjuan fort, por topi ndalet te tranversa.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

43’ Goditje dënimi jashtë zone për Teutë, provon Bregu me një gjuajtje të fortë, por topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Harizaj.

36′ Mundësi e mirë për Teutën, me Bregun që kroson nga e djathta, Arapi gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

30’ Rrezikon përsëri Teuta me Blerim Krasniqin, i cili futet bukur në zonë, lëshon një gjuajte të fortë me të majtën, por topi shkon jashtë.

20’ GOOOOOL TEUTA 0-1/ Lorenco Vila zhbllokon rezultatin, teksa pasi merr një top të shkëlqyer nga Blerim Krasniqi, nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

16’ Përplasje e rrezikshëm kokë më kokë, mes Smaçit dhe Albano Aleksit, por me ndihëm e stafeve mjekësore, të dy lojtarët janë ngritur dhe vazhdojnë ndeshjen.

6’ Mundësi e mirë për Teutën, me Bregun që jep një krosim të rrezikshëm nga e djathta, por largon mbrojtja e Apolonisë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA: Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levendi, Vasili. Trajner: Fabricio Kamarata.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

WhatsApp Image 2021-04-10 at 15.37.50

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"