VIDEO/ Nuk u ftua nga Bushi në Kombëtaren U-21, talenti shqiptar i shënon gol PSV-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:56

VIDEO/ Nuk u ftua nga Bushi në Kombëtaren U-21, talenti shqiptar i shënon gol PSV-së

Talenti shqiptar, Din Sula, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e belgëve të Beverenit në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme ndaj PSV. Sulmuesi 21-vjeçar është duke zhvilluar një sezon të kënaqshëm, ndërkohë që nuk u preferua nga trajneri Alban Bushi, në listën e Kombëtares Shpresa.

Goli i Sules

Sula numëron 4 paraqitje në këtë fillim sezoni me skuadrën e Beverenit, që militon në elitën e futbollit belg. Madje në sfidën e fundit ndaj Ostendes, shqiptari u aktivizua si titullar, teksa ka fituar besimin e trajnerit.

Kujtojmë që edhe pas largimit të Xhakomo Vrionit dhe Agim Zekës, për arsye dëmtimi, askush nuk u kujtua për të ftuar Din Sulën në Kombëtaren U-21! Një fakt tepër i çuditshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"