VIDEO/ Nuk shënoi në ndeshjen e kaluar, Uzuni rikthehet me gol spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:43

VIDEO/ Nuk shënoi në ndeshjen e kaluar, Uzuni rikthehet me gol spektakolar

Sulmuesi i Shqipërisë Myrto Uzuni është rikthyer te goli në sfidën e sotme Ferencvarosh-Honved. 25-vjeçari shënoi golin e vetëm të fitores për kampionët e Hungarisë duke goditur bukur në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 56-të.
myrtooo

Uzuni shënoi 5 gola në 5 ndeshje radhazi të kampionatit hungarez, ndërsa në sfidën e kaluar me Zhorit, nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.
Deri tani këtë sezon, Uzuni ka realizuar 11 gola në 27 ndeshje me kampionët e Ferencvaroshit, ku 8 i ka shënuar në kampionat dhe 3 në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"