VIDEO/ Nuk pranojnë dot humbjen nga Zvicra, serbët bëjnë deklaratën e çmendur: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 15:32

VIDEO/ Nuk pranojnë dot humbjen nga Zvicra, serbët bëjnë deklaratën e çmendur: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga…

Ndeshja Serbi-Zvicër në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit përfundoi me fitoren e “helvetëve”. Këta të fundit arritën të kualifikohen në fazën e 1/16-ave, ndërsa serbët i thanë “mirupafshim” kompeticionit.

xhaka

Ata ende e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen që ua shkaktuan futbollistët shqiptar si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri që luajnë për Zvicrën dhe për këtë arsye kanë nisur konspiracionet.

Në një emision televiziv në Serbi, një i ftuar bëri deklaratën e çmendur duke theksuar se zviceranët paguan shtriga shqiptare për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.

“Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë”, deklaron i ftuari në studio.

Kjo video është publikuar në Twitter dhe tashmë po bën xhiron në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"