VIDEO/ Nuk përsërit gabimin e 3 ditëve më parë, PSG-ja i jep “mësim të mirë” Monakos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 23:15

VIDEO/ Nuk përsërit gabimin e 3 ditëve më parë, PSG-ja i jep “mësim të mirë” Monakos

PSG-ja nuk përsëriti paraqitjen e 3 ditëve më parë kundër të Monakos duke i shpartalluar me rezultatin 1-4 klubin e principatës.

psg

Mbape, Nejmar dhe Sarabia vulosën fitoren e 16-ë në kampionatin francez duke krijuar një distancë tashmë nga Marseja e vendit të dytë me 8 pikë.

Francezi Mbape realizoi dopietë në këtë sfidë duke hapur dhe mbyllur ndeshjen me gol. Në shenjë respekti ndaj ish-ekipit me të cilin nisi karrierën dhe u bë i njohur në mbarë botën, Mbape nuk pranoi të festonte.

3 ditë më parë PSG-ja u shtang nga Monako në shtëpi duke u ndalur në barazim 3-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"