VIDEO/ Nuk ndihet mungesa e Nejmar dhe Mbape, PSG dhuron spektakël në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 22:52

VIDEO/ Nuk ndihet mungesa e Nejmar dhe Mbape, PSG dhuron spektakël në kampionat

PSG-St Etien 4-0

Shënuar: Draklser 22’, Kavani 51’, Di Maria 76’, Diabi 84’

Kavani

PSG ka shpartalluar St Etienin në takimin e javës së 5-të të kampionatit. Pavarësisht mungesës së Nejmar dhe Mbape, kampionët në fuqi nuk e diskutuan fitoren, duke u argëtuar ndaj skuadrës mike.

Draksler  hapi serinë e golave në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të parisienëve, ndërsa në pjesën e dytë, Kavani, Di Maria dhe i riu Diabi gjetën rrugën e rrjetës, duke vulosur fitoren e 5-të në 5 sfidat e para. Ma fanellën e PSG-së në sfidën e sotme debutoi mbrojtësi i majtë, Bernat, i cili u transferua nga Bajerni drejt kampionatit francez.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"