VIDEO/ Nuk ndalet sulmuesi shqiptar në Turqi, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 16:38

VIDEO/ Nuk ndalet sulmuesi shqiptar në Turqi, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij

Sulmuesi shqiptar Arb Manaj po kalon një formë fantastike me ekipin e tij Balikersispor, teksa ka shënuar sërish ditën e sotme në fitoren 0-3 ndaj Eskisehirsporit.

manaj

Manaj kaloi ekipin e tij në avantazh me anë të një penalltie në minutën e 39-të të takimit, duke shënuar kështu dy gola nga 11-metërshi në dy takime radhazi, teksa javën e kaluar arriti te realizonte ndaj Instabulsporit.

Ky është goli i 10-të sezonal për sulmuesin 22 vjeçar,  i cili ka treguar një formë vërtet të mirë në Ligën e parë turke duke u vënë kështu në shënjestër të shumë ekipeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"