VIDEO/ Nuk ndalet Elbasan Rashani, goli i sulmuesit dardan i dhuron Klermontit një pikë heroike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 18:26

VIDEO/ Nuk ndalet Elbasan Rashani, goli i sulmuesit dardan i dhuron Klermontit një pikë heroike

Sulmuesi shqiptar, Elbasan Rashani është në top formë. Ky fakt vjen si rrjedhojë e paraqitjeve të mira të Rashanit në fushën e lojës ku nuk mungojnë as golat e realizuar.

rashani

Së fundmi, Rashani është treguar vendimtar duke i dhënë 1 pikë Klermontit në sfidën ndaj Brestit. Sulmuesi dardan realizoi në minutën e 65-të të takimit duke vendosur baraspeshën pas golit të realizuar më herët nga Shardonet.

Kjo ishte një pike heroike për Klermontin e cila luajti për gati 1 pjesë loje me një lojtar më pak pas dalje me karton të kuq të Gastien në minutën e 50-të të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"