VIDEO / Nuk ndalet dhuna dhe kaosi në Francë, tifozët e Lionit detyrojnë braktisjen e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 0:23

VIDEO / Nuk ndalet dhuna dhe kaosi në Francë, tifozët e Lionit detyrojnë braktisjen e ndeshjes

Ky sezon në Francë ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe nuk duket se ka pikë kthese për dhunën e pazakontë që ka shpërthyer r dhe që po sheh gjithnjë e më shumë protagonistë tifozët me ngjarje të papëlqyeshme. Pas dhunës në disa ndeshje të Ligës 1. situata u duk sikur ishte qetësuar paksa, por gjithçka është përsëritur në ndeshjen e Kupës së Francës mes Paris FC dhe Olimpik Lionit.

kupa e frances

Ultrasit e Lionit, në pushimin e ndeshjes kanë filluar të hedhin fishekzjarrë drejt vendasve, e më pas janë përleshur me parisienët. Këta të fundit zbritën në fushë për t’iu shmangur rrebeshit të fishekzjarrëve e duke bërë që skuadrat të cilat po ktheheshin për pjesën e dytë, të futeshin përsëri në dhomat e zhveshjeve.

Pas rreth 30 minutash kaosi në tribuna dhe një orë diskutime të skuadrave që nuk pranonin të dilnin të luanin me një rrezikshmëri të tillë në tribuna, gjyqtari vendosi pezullimin e sfidës e cila ishte në shifrat 1-1. Sipas mediave franceze, Olimpik Lion rrezikon seriozisht eliminimin në tavolinë nga turneu.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"