VIDEO / Nuk ndalen kuqezinjtë, vjen edhe goli fantastik i Ernest Muçit në Poloni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 20:38


VIDEO / Nuk ndalen kuqezinjtë, vjen edhe goli fantastik i Ernest Muçit në Poloni

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonuistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe Vrionit, sot ka ardhur edhe goli I Ernest Muçit në kampionatin polak.

Muci

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilvice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij. Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

PANORAMASPORT. AL