VIDEO/ “Nuk luan për Realin”, Paqarada i dërgon mesazh Shalandit. Shënon supergol dhe jep asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 14:45

VIDEO/ “Nuk luan për Realin”, Paqarada i dërgon mesazh Shalandit. Shënon supergol dhe jep asist

Leart Paqarada i ka dërguar mesazh trajnerit të Kosovës, Bernard Shaland, ditën e sotme, pasi ka shënuar një supergol nga distanca dhe gjithashtu ka dhënë asist në fitoren 4-0 të ST. Paulit në Bundesligën 2, ndaj Vursburger.

PAQA

Mbrojtësi kosovar, ka shënuar golin e tretë të ndeshjes, teksa në minutën e 22-të, pasi mori një top jashtë zone, lëshon një predhë me të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Përveç golit të shënuar, Paqarada dha edhe asistin te goli i katërt i ndeshjes, i cili u shënua nga Kiereh në minutën e 50’.

Kujtojmë se lojtari ka deklaruar se nuk do të shkojë më te Kosova, për aq kohë sa trajner aty të jetë Shaland, për shkak se ky i fundit nuk e aktivizon. I pyetur për këtë, trajneri Shaland tha se nuk është ndonjë gjë me rëndësi, pasi Paqarada luan te St. Pauli dhe jo te Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"