VIDEO/ Nuk kontrollojnë dot nervat, dy shokë ekipi zihen me grushte në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:55

VIDEO/ Nuk kontrollojnë dot nervat, dy shokë ekipi zihen me grushte në fushë

Sherret midis futbollistëve të dy ekipeve të ndryshme janë të shpeshta në futboll, por ato midis dy futbollistëve të të njëjtit ekip janë të rralla.

tr

Një episod i tillë ka ndodhur në ligën e dytë franceze në ndeshjen midis Quevilly dhe Auxerre.

Në minutën e 80-të të lojës, lojtarët e Auxerre, Polomat dhe Barreto, u kapën njëherë me fjalë dhe më pas u konfrontuan me duar, ku grushtat nuk mungonin.

gff

Fillimisht ishte një lojtar kundërshtar ai që hyri në mes për t’i ndarë, ndërsa pak sekonda më vonë mbërritën edhe të tjerë.  Arbitri nuk ka toleruar dhe i ka ndëshkuar të dy lojtarët me karton të kuq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"