VIDEO/ Nuk ka të ndalur me golat në Serinë B, kryevepër e mesfushorit që kërkonte Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:51

VIDEO/ Nuk ka të ndalur me golat në Serinë B, kryevepër e mesfushorit që kërkonte Tirana

Emanuele Ndoj e ka nisur sezonin si mos më mirë me fanellën e Breshias, duke tentuar që të bëhet përsëri një protagonist i rëndësishëm në futbollin italian. Mesfushori i cili në fillimin e merkatos u kërkua me ngulm nga Tirana, po shkëlqen me lojën e tij por edhe me gola të jashtëzakonshëm që e kanë bërë protagonist në këto javë në Serinë B.

ndoj

Pas golit të shënuar kundër Pizës, sot ka ardhur edhe ai ndaj Sudtirol, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të Breshias në këtë duel. Mesfushori ka realizuar me specialitetin e tij, goditjen e dënimit, duke çuar topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë portierit kundërshtar që të reagonte.

Futbollisti 25 vjeçar ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare në të kaluarën por nuk grumbullohet nga trajneri Reja që nga ndeshja ndaj Francës në nëntorin e viti 2019 edhe për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike që ka pasur në këto vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"