VIDEO/ Nuk ka surpriza, Skënderbeu triumfon ndaj Dinamos dhe kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:48

VIDEO/ Nuk ka surpriza, Skënderbeu triumfon ndaj Dinamos dhe kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu ka arritur një fitore me peshë në Kupën e Shqipërisë teksa ka mposhtur 1-3 në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. dinamo skenderbeu

Shifrat u hapën me Mensah në minutën e 21’, Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 43’ dhe më pas Pusi trefishoi rezultatin. Goli i Uelber në minutën e 63’ u krijua sikur do të hapte sfidën, por ky rezultat i shkon përshtat skuadrës korçare e cila këtë sezon po përjeton momentin e vështirë në dekadën e fundit, teksa po lufton për mbijetesë, por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv real për Skënderbeun duke parë paraqitjen e ditës së sotme ndaj kryeqytetasve.

FT| DINAMO 1-3 SKËNDERBEU 

Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′

KOMENTI LIVE:

90′ Përfundon sfida!

82’ Diogo da Silva pas një goditje të marrë nga kundërshtari, Da Silva godet me grusht lojtarin kundërshtar pasi mori topin dhe ishte duke vonuar lojën.

Diogo Da Silva godet kundershtarin on Vidnews.

68’ Skënderbeu kryen të gjitha zëvendësimet nga ku largohen Berisha dhe Mara duke i bërë vend Tereziut dhe Rahim.

65’ GOOOOL DINAMO 1-3! Uelber realizon për Dinamon teksa tregohet i saktë duke realizuar me një super veprim akrobatik.

Goli i Uelber on Vidnews.

60’ GOOOOL SKËNDERBEU 0-3! I sapo futur në fushë, Pusi realizon një gol mjaft të bukur pas asistit të Berishës duke trefishuar rezultatin.

60’ Dinamo zëvendëson Emiliano Hidrin dhe në vendin e tij futet Endri Reçi

59’ Skënderbeu zëvendëson Zhan Viktor dhe i bën vend Dumfurit.

52’ Skënderbeu bën dy zëvendësimet e para, teksa largohet Shabani në vendin e tij Taipi, largohet dhe Mensah në vendin e tij Pusi.

50’ Dinamo rrezikshëm, teksa Alillari godet shtyllën nga jashtë zone.

46’ Dinamo kryen zëvendësimin e parë teksa largon Kolgegën për Fejzajn

46′ Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë!

43’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-2! Berisha realizon golin e dytë për skuadrën korçare teksa “shastis: mbrojtjen e Dinamos dhe duke shënuar golin e dytë të takimit.

41’ Pas disa pasimeve, Bilali në hyrje të zonës godet por topi përfundon fare pranë portës së skuadrës korçare.

39’ Xhixhiua vjen në ndihmë të mbrojtjes teksa nuk e largon saktë teksa Mara me disa lëvizje të bukura godet dhe topi shkon pranë portës.

38’ Alillari me disa kombinime të bukura me Uelber, sulmuesi pogradecar godet drejt portës, por topi përfundon jashtë

37’ Një inkursion i bukur për Berishën i cili del vetëm me shpejtësi dhe Bakaj i ndërhyn, por edhe për asistentin e sfidës është pozicion jashtë loje duke ngritur flamurin lart.

22’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1! Skuadra korçare niset në kundërsulm dhe Mensah merr një top të dyshimtë dhe godet saktë në portën e mbrojtur nga Edvan Bakaj.

20’ Bilali ndëshkohet me karton të verdhë

19’ Hidri nga e majta kroson topin në hyrje të zonës por goditja e Alillarit largohet nga mbrojtja e skuadrës korçare

14’ Berisha pason në zonë dhe Mensah i cili ishte vetëm me portën nuk godet dot, por për asistentin ishte pozicion jashtë loje.

13’ Xhixhiua sheh vendosjen jo të mirë të portierit të korçarëve Rexhepi dhe godet nga distanca por topi përfundoi jashtë

9’ Berisha kalon në krahun e djathtë dhe kroson në zonë, por topi nuk shkoi për asnjë lojtar të Skënderbeut dhe përfundoi jashtë.

1′ Starton sfida

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Bakaj, Hidri, Boçi, Pere, Paterni, Bilali, Diogo, Kolgega, Alillari, Xhixhiu, Velber. Trajner: O.Uku.

SKËNDERBEU: Rexhepi, Vitija, Zguro, Bajrami, Sadriu, Vangjeli, Mara, Shabani Viktor, Berisha, Mensah. Trajner: M.Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"