VIDEO/ Nuk ka se ku të shkojë më keq për Liverpulin! Evertoni i bën “gjëmën” në shtëpi pas më shumë se 21 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 20:13

VIDEO/ Nuk ka se ku të shkojë më keq për Liverpulin! Evertoni i bën “gjëmën” në shtëpi pas më shumë se 21 vitesh

Liverpuli ka humbur vetveten! Kampionët në fuqi të Anglisë pësojnë humbjen e katërt radhazi në Premier Ligë, por disfata e sotme në derbin e “Mersisajdit” nga Evertoni do të kujtohet gjatë nga të dyja kampet. Ekipi i Karlo Ançelotit ia doli pas më shumë se 21 vitesh ndaj Liverpulit në fortesën e të kuqve.
f61948588c760a86e5c32c0958979d9bo2
Ishte një ndeshje ku skuadra e Jurgen Klop tregoi se është dorëzuar totalisht këtë sezon në kampionatin anglez. Riçarlison në pjesën e parë dhe Sigurdson në pjesën e dytë vulosën triumfin historik të “Toffies” kundër të kuqve. Pas takimit, skuadra e Evertonit festoi me gëzim të madh këtë arritje.

Tashmë, Liverpuli duhet të mendojë të mos dalë jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.

FT| LIVERPUL-EVERTON 0-2
Golat: Riçarlison 3′, Sigurdson 83′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"